Google ADS

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmetit: I shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së

22:44 | 10 Dhjetor 2020
L G

Mjeku Nijazi Ahmeti ka vdekur pas infektimit me COVID-19, e për vdekjen e tij kanë reaguar miqë e familjar të tij.

Në mesin e tyre është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili shprehet i pikëlluar për vdekjen e Nijazi Ahmeti.

“Do e kujtojmë gjithherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë. Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën. Nijaziu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Të ngjashme