Arrestohen shtatë persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

22:16 | 10 Dhjetor 2020
L G

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

“Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje e mëhershme në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta. Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore ( frakturë në hundë) për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes./arbresh.info/

Të ngjashme