Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi thotë se është i gatshëm të votojë çdo kandidat konsensual për President që vjen në Kuvend.
“Kosovës i duhet një president konsensual duke përfshirë LVV, LDK, PDK, AAK. Cili do kandidatë që del si konsensual nga subjektet do ta votoj”, deklaroi ai në një deklaratë për emisionin “Debat Plus”.
Rexhepi thotë se e ka obligim qëndrimin në Kuvend në momentin kur të vjen dita për të zgjedhur presidentin.
“Kur të vjen në rend ditë ne seancë, unë nuk do të iki nga seanca sepse e kam për detyrë të jem pjesëmarrës në seancë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LDK-së thotë se është në interesa të vendit që të ketë stabilitet.
“Duhet ta ndajmë detyrën e presidentit nga ajo e qeverisë dhe zgjedhjeve. Duhet të merren vesh partitë shqiptare dhe të zgjedhin presidentin me konsensus. Kjo është interes i vendit. Pse të lihet pas zgjedhjeve. Pastaj merremi vesh për datën e zgjedhjeve a mbahen me 1 shkurt, 1 mars apo 1 prill”, deklaroi Fatmir Rexhepi./
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin