Arsenali ka shënuar fitore kundër skuadrës Dundalk sonte në kuadër të Europa Ligës. Kjo është fitorja e gjashtë e Arsenalit nga gjashtë ndeshje që ka luajtur në Grupin B, duke fituar pikët maksimale në Grupin B. Nga vendi i dytë aventurën në Europa Ligë e vazhdon Molde.
Arsenali ka vazhduar ecurinë e mirë në Europa Ligë duke fituar edhe në ndeshjen e fundit kundër Dundalk në Europa Ligë.
Në ndeshjen e fundit, Mikel Arteta, edhe pse më shumë ndryshime në formacion ka arritur që të fitojë 1-3, me një ndeshje që e kanë dominuar që nga fillimi.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Arsenalin.
N’ketiah shënoi golin e parë në minutën e 12-të pasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase.
Arsenali shënoi përsëri në minutën e 18-të, por kësaj radhe ishte Elneny i cili shënoi një gol të bukur nga një largësi prej më shumë se 25 metrash.
Dundalk reagoi dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 22-të me Flores, për të shkuar në pushim me këtë rezultat në pjesën e parë.
Balogun do të shënonte golin e katër për Arsenalin në minutën e 80-të.
Dundalk do të shënonte edhe një gol në minutën e 85 me Hoare, derisa një gol i shënuar nga Calum Chambers në minutat shtesë ishte në pozitë jashtëloje.
Arsenali e përfundon aventurën në Europa Ligë me 18 pikë duke fituar gjashtë ndeshjet në Grupin B të kësaj gare.
Në anën tjetër nga vendi i dytë në këtë grup është kualifikuar Molde që ka barazuar sonte në Vjenë Rapidin me rezultat 2-2. /GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...