Një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, raporton arbresh.info.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, policia dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri ende nuk është lokalizuar”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.
Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?