Itali, 887 viktima dhe 16.999 të infektuar me Covid-19

20:02 | 10 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Italia vazhdon të regjistroj një numër të lartë viktimash Covid.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 887 viktima e 16 999 të infektuar.

Pandemia Covid 19 ka shkaktuar deri më sot në Itali 1.787.147 të infektuar e 62.626 viktima.

Të infektuar pozitivë janë aktualisht aktivë 696.527 persona e rreth 1.67% më pak se një ditë më parë.

Është ulur dukshëm dhe numri i pacientëve që kërkojnë kurim spitalor.

Janë -565 pacientë më pak se një ditë më parë në repartet Covid ku numri i tyre total është 29088 pacientë.

Dhe në repartet e terapisë intensive janë shënuar -29 të shtruar më pak e numri total i tyre është aktualisht 3291.

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe +30.099 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e tyre në 1.027.994 persona të shëruar që nga nisja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer +171.586 tamponë e janë 23.676.174 tamponë të kryer deri më sot në Itali ku popullsia shënon rreth 60 milionë banorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme