“Më 28 dhjetor, Këshilli për reforma në sistemin gjyqësor do të miratojë metodologjinë për filtrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, nëpërmjet së cilës Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, si organe përgjegjëse, do të kryejnë pastrime në radhët e tyre. Në periudhën prej vitit 2019 dhe 2020, tetë gjykatës u shkarkuan, ndërsa sipas informacioneve nga Këshilli Gjyqësor, ka procedura edhe për 83 gjykatës të tjerë”.
Kjo është deklarata e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i cili sot pati fjalim në “Stacioni i ardhshëm: Evropa” – konferenca e “CIVIL” për të drejtat e njeriut, drejtësi dhe anti-korrupsion, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Ministri i Drejtësisë theksoi se ne po e shënojmë këtë ditë për të dërguar mesazhin më të rëndësishëm se të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit dhe të gjithë kanë të drejtë për mbrojtje të barabartë. Ai informoi se e gjithë puna e MD-së ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ndërsa barazia para ligjit është veçanërisht e rëndësishme.
Duke folur në këtë sesion të konferencës, profesori Aleksandar Spasov tha se shënimi i Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të jetë një ditë kombëtare, veçanërisht duke pasur parasysh që në 30 vitet e kaluara kemi përjetuar periudha kur kemi pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut.
“CIVIL” rikujtoi disa nga iniciativat e tyre, duke përfshirë më 10 dhjetor, institucionet t’i japin llogaridhënie opinionit vendas dhe para OKB-së, sa dhe si i respektuan të drejtat e njeriut gjatë vitit të kaluar, për të treguar se ata respektuan të drejtat e njeriut dhe për të prezantuar planet për promovimin e tyre.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...