Britanikëve mund t’iu ndalohet udhëtimi drejt shteteve të BE-së shkaku i Covid-19

19:33 | 10 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian nga 1 janari shkaku i masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga ajo datë udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar do t’iu nënshtrohen të njëjtave kufizime të udhëtimit si të gjitha vendet e tjera jo-anëtare të BE-së të cilat – për shkak të pandemisë së koronavirusit – ndalohen të gjitha, përveç udhëtimeve thelbësore në Evropë, tha të enjten një zyrtari i Komisionit Evropian, raporton cnn.

Periudha aktuale e tranzicionit Brexit përfundon më 31 dhjetor dhe këto kufizime të udhëtimit do të zbatohen edhe nëse Mbretërisa e Bashkuara dhe BE-ja nuk arrijnë një marrëveshje tregtare, transmeton Telegrafi.

“Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e zonës Shengen dhe – pas përfundimit të periudhës së tranzicionit – ajo gjithashtu nuk do të trajtohet më në mënyrë të ngjashme me një shtet anëtar”, tha zyrtari i Komisionit Evropian, duke shtuar se britanikët “do t’iu nënshtrohen Rekomandimit të Këshillit [BE] mbi kufizimin e udhëtimit të jashtëm”.

Kriteret në rekomandimin e përcaktuar nga Këshilli Evropian bazohen kryesisht në faktin nëse situata epidemiologjike e një vendi të caktuar është më e mirë apo më e ulët sesa mesatarja e BE-së.

Ai gjithashtu përfshin faktorë të tjerë të tillë si “masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe konsideratat ekonomike dhe sociale”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme