Zidane mund të largohet nga Reali në fund të sezonit

17:49 | 10 Dhjetor 2020
A. B.

Zizu mund të largohet nga Reali në fund të sezonit.

“Diariogol” raporton se Zinedine Zidane po mendon të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit sepse nuk është punuar sipas dëshirave të tij.

Sipas “Diariogol” gjithnjë, Zidane kishte kërkuar nga klubi që të transferojë Paul Pogban, Sadio Manen dhe Eduardo Camavinga, por vendosën të vazhdojnë me të njëjtit futbollistë.

Ashtu si në vitin 2018, raportohet se Zizu do të largohet në fund të sezonit, humbi apo fitoi Reali në fund të sezonit. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme