Instituti EPIK me mbështetjen e Asistencës Zhvillimore të Gjermanisë të zbatuar përmes projektit të GIZ-it, ka mbajtur sot tryezën “Raporti i BE-së për Kosovën 2020”.
Tryeza është hapur nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Zëvendës Shefi i BE-së, Ricardo Serri.
Fjalën kyçe të tryezës ka ofruar u.d. Presidentja e Kosovës dhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Nga ana e Qeverisë, pjesëmarrëseve ju adresua Florim Canolli, Koordinator i Integrimit Evropian dhe Bashkëpunimit për Zhvillim. Ndërsa, Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv, Instituti EPIK prezantoi studimin “Raporti i BE-së për Kosovën 2020”.
Osmani tha se sundimi i ligjit, arsimi dhe mjedisi janë prioritetet kyçe të procesit tonë integrues.
“Raporti ka identifikuar shumë sfida të cilat institucionet tona duhet të adresojnë. Kuvendi tani më ka miratuar Planin e vet për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021. Këto reforma duhet të bëjmë për qytetarët tonë, dhe jo për hirë të askujt. Në këtë drejtim, do të inkurajoj të gjithë spektrin politik që të krijojmë urat e bashkëpunimit me qëllim të avancimit rrugës tonë integruese. Njëkohësisht, bëjë thirrje institucioneve të BE-së që të japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.
Në fjalën e tij hapëse, Ambasadori Rohde, u shpreh se e ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e shumë reformave brenda vendit, arbresh.info.
“Reformat janë të rëndësishme për të siguruar se institucionet demokratike janë transparente dhe efektive, ndërsa ekonomia e vendit konkurrente për të ofruar perspektivë të rinjve. Si të tilla, reformat shërbejnë interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Serri në fjalën e tij tha se raporti paraqet dokumentin më të rëndësishëm vjetor për Kosovën dhe bazohet mbi një metodologji rigoroze.
“Raporti konfirmon se ka një hendek të madh në mes Kosovës dhe BE-së. Për të mbështetur përpjekjet e Kosovës, por edhe të gjithë Ballkanit, këtë vit kemi lansuar një plan ambicioz ekonomik dhe investiv. Ne mirëpresim hapat fillestar të institucioneve në adresimin e reformave të identifikuara dhe mbesim të përkushtuar për t’iu ndihmuar në këtë drejtim. Këto reforma nuk janë për Brukselin, por për qytetarët e Kosovës. Kosova duhet të vazhdoj të ruaj konsensusin ndër-partiak për procesin integrues.”
Në fjalën e tij, Canolli theksoi se procesi i integrimit evropian është duke u bërë pjesë integrale e agjendës shtetërore.
“Pas miratimit të Agjendës Evropiane të Reformave – ERA 2, jemi duke punuar bashkë me Zyrën e BE-së për hartimin e Planit të Veprimit që do të miratohet edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të mundësuar që agjenda evropiane të jetë agjendë e përbashkët shtetërore. Ndërsa, si përgjigje ndaj Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor, do të vendosen prioritetet afatgjate shtetërore për zhvillim, për dekadën e ardhshme ashtu që përkrahja e ofruar nga partnerët zhvillimorë do të harmonizohet me nevojat e Republikës së Kosovës.”
Në prezantimin e studimit, Shasha tha: “Nëse kisha zgjedhur një mesazh nga ky studim atëherë do ishte ky: sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe metodologjisë së kuantifikimit që ne kemi përdorur vendeve të Ballkanit do ju duhen 25 vite që së bashku të bëhen të gatshme për anëtarësim në BE. Tani kjo mund të duket një vlerësim pesimist. Por konsideroj së në këtë konkluzion ka vend për optimizëm. Nëse me një vullnet shumë të kufizuar politik na duhen 25 vite për tu bërë anëtar të BE-së, kjo i bie që me një vullnet serioz politik vendet e Ballkanit mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2030. Me fjalë të tjera – çdo gjë varet nga ne.”/arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...