Google ADS

Kosova e mbyll vitin në pozitën e 117-të në ranglistën e FIFA-s

17:06 | 10 Dhjetor 2020
A. B.

Kosova në futboll ka mësuar renditjen e saj në FIFA për vitin 2020, duke e mbyllur në vendin e 117.

Të enjten, FIFA ka publikuar ranglistën e re për muajin dhjetor dhe Kosova nuk ka lëvizur nga pozita që ishte edhe muajin e shkuar.

Kosova edhe këtë muaj i ka 1155 pikë, sa i pati edhe në ranglistën e nëntorit.

Muajin e shkuar, Kosova e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje.

Të besuarit e Bernard Challandes pësuan në udhëtim nga Sllovenia (1-0) derisa në Prishtinë, triumfoi përballë Moldavisë (1-0).

Shqipëria në vendin e 66-të

Shqipërisë që u promovua në Ligën B të Ligës së Kombeve pas dy fitoreve muajin e shkuar ndaj Kazakistanit e Lituanisë, nuk ka ndërruar pozitë.

Këtë vit, Shqipëria e mbyll në pozitën e 66 me 1360 pikë, sa i pati edhe gjatë muajit të shkuar.

Në krye të renditjes mbetet Belgjika që ka 1780 pikë, e përcjellë nga Franca (1755 dhe Brazili (1743).

Anglia (1670), Portugalia (1662), Spanja (1645), Argjentina (1642), Uruguai (1639), Meksika (1632) dhe Italia (1625) e mbyllin top 10-shin. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme