Google ADS

Fauci thotë se kjo gjë e përhap Covid-19 më shumë se çdo gjë tjetër

15:37 | 10 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Sipas këshilltarit shëndetësor në Shtëpinë e Bardhë, Dr.Anthony Fauci, përhapja e koronavirusit ka një arsye se pse po ndodh në masë kaq të madhe.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me festën e Krishtlindjes, pasi beson se kjo festë mund të shënojë rrije të të infektuarve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info

Fauci ka theksuar se udhëtimet, tubimet e mëdha, vizitat nëpër anëtarë tjerë të familjes janë arsyet kryesore për përhapjen e koronavirusit.

Mjeku i njohur shqiptar: Në pranverë situata do të përmirësohet, në verë ikën koronavirusi

Ai ka bërë thirrje që të respketohen këshillat shëndetësore anti-Covid, ndërsa ka theksuar se gjatë festës së Ditës së Falenderimeve në SHBA u shënua një numër në rritje i personave të prekur me koronavirus.

“Mesi i muajit janar mund të jetë një kohë e errët për ne”, tha ai, ndërsa ka theksuar se kërkohen një javë dhe javë e gjysmë që të shënohen infeksionet e reja që do të mund të ndodhin gjatë festave të fundvitit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme