Minat e vendosura nga grupet që luftojnë në luftën civile në Siri kanë shkaktuar vdekjen e së paku 2.601 civilëve deri më tani, bëri të ditur sot një grup i të drejtave të njeriut.
Sipas raportit të lëshuar nga Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut, 2.601 civilë, përfshirë 598 fëmijë dhe 267 gra, kanë vdekur nga shpërthimet e minave që nga fillimi i luftës në mars të vitit 2011.
Gjithsej tetë profesionistë të kujdesit shëndetësor, gjashtë vullnetarë të mbrojtjes civile dhe nëntë punëtorë mediatikë kanë qenë midis viktimave.
Raporti tregoi se Halepi ishte qyteti më i goditur me 701 viktima. Mbi 626 njerëz u vranë në Raka, 418 në Deir ez-Zour, 236 në Dara, 183 në Hama, 143 në Idlib, 131 në Hasakah, 89 në Homs, 63 në kryeqytetin Damask, katër në As-Suwayda, tre në Quneitra dhe dy në Latakia.
Grupi tha se gjashtë civilë u vranë në vitin 2006, 31 në 2012, 101 në 2013, 97 në 2014, 246 në 2015, 489 në 2016, 822 në 2017, 427 në 2018, 291 në 2019 dhe 91 në vitin 2020.
Raporti nuk përfshiu viktimat si rezultat i sulmeve në vendbanimet civile me bomba me telekomandë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe janë zhvendosur në Siri që nga viti 2011, kur regjimi i Asadit goditi protestuesit pro-demokracisë me një egërsi të papritur./AA/
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...