Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është një emër i nxehtë në listën e dëshirave për pothuajse çdo klub të madh në futbollin evropian.
Akoma është vetëm 20 vjeç, por Haaland është bërë një nga talentet më të nxehtë në botën e futbollit, duke tërhequr interesim nga çdo klub elitar, përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin, transmeton Telegrafi.
Tani, situata në lidhje me tarifën e transferimit që do të duhej për ta paguar te Borussia Dortmund po bëhet më e qartë.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, çmimi i tij fillestar deri në fund të sezonit të tij të dytë në klub është 75 milionë euro.
Është agjenti i Haaland, Mino Raiola, i cili ka vendosur klauzolë për klientin e tij, ashtu siç bëri me Mathijs de Ligt, i cili u bashkua me Juventusin në verën e 2019.
Haaland u bashkua me Dortmundin për 20 milionë euro nga RB Salzburg, kështu që klubi gjerman do të bënte një fitim të madh në rast të shitjes.
75 milionë euro kuptohet se është vetëm çmimi fillestar, megjithatë, me një komision për shkak të Raiolas si dhe babait të lojtarit.
Sipas raporteve në Gjermani, çmimi i vërtetë që Dortmund pagoi për lojtarin janarin e kaluar ishte afër dyfishi i tarifës zyrtare kur përfshihej komisioni i përmendur. /Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...