Reprezentusi i Kosovës, Amir Rrahmani është testuar pozitiv me COVID-19, njofton faqja zyrtare e Napolit, përcjell Periskopi.
Kjo është hera e dytë që kapiteni i Kosovës po testohet pozitiv në testin për koronavirus, anipse ditë më parë është raportuar për shërimin e tij.
Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.
Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte shërimin e Rrahmanit.
Por, sot Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës është testuar pozitiv në COVID-19./Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation