Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, nuk ka luajtur kurrë këtë sezon me ekipin që nënshkroi, duke qëndruar gjithmonë në stol dhe duke pritur debutimin.
Por për mbrojtësin shqiptar duket se ka dritë në fund të tunelit.
Mediumet italiane shkruajnë se interesim për shërbimet e Rrahmanit ka shprehur lideri aktual i Serie A, Milani, transmeton Telegrafi.
Madje, thuhet se Milani po e përgatit ofertën për ta bindur Napolin që ta lirojë Rrahmanin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Te Milani, po e shohin Rrahmanin si zgjidhje të mirë dhe të lirë për të lënduarin Simon Kjaer dhe tashmë trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën e gjelbër për mbrojtësin e Kosovës.
Rrahmani para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Napolit pas paraqitjeve të mira me fanellën e Veronas edicionin e shkuar.
Ai ka kontratë me skuadrën e Napolit deri në verën e vitit 2024. /Arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve