Bilanci i COVID-19 në Itali, shënohen gati 500 viktima ditore

08:18 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 12.756 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.710.149.

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 61.739, me 499 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 12.756 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.710.149.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 710.515, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 3.320.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 997.895 persona, përfshirë 39.266 në 24 orët e fundit./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme