Mjeku i njohur shqiptar: Në pranverë situata do të përmirësohet, në verë ikën koronavirusi

01:30 | 10 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Genc Sulçebe u shpreh se nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid.

Sulçebe: Vaksina shpresë e madhe. Vaksina e Oxfordit, 70% efektive, por rezultat i kënaqshëm pasi bëhet në 1 dozë e gjysmë.

Nëse aprovohet në fund të dhjetorit, në janar nis shpërndarja. Nga kjo vaksinë përfiton edhe Shqipëria. Shpresoj të filloj sa më shpejt.

Vaksina e Pfizer dhe Moderna po aplikohet në vendet e zhvilluara, amerikanët të pakënaqur nga Pfizer. Ka probleme në shpërndarje sepse do ruajtje në -70 gradë.

Është 5-fishi i kostos së Oxfordit. Nëse vaksina nis shpërndarjen në janar, në pranverë situata do të përmirësohet ndërsa në verë do të shpëtojmë nga Covid.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme