Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e ka konsideruar punën e mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si “titanike”, teksa ka thënë se po punojnë në kapacitete minimale.
Mustafa, përmes ‘Facebook’-ut, ka përmendur edhe pagat e mjekëve, të cilat i ka konsideruar disafish më të ulëta sesa personat të cilët po i sulmojnë mantelbardhët.
“Është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës”, ka shkruar Mustafa.
I pari i LDK’së, ndër të tjera, ka përmendur edhe mungesat e furnizimit me oksigjen, të cilat, sipas tij, prapëseprapë, nuk po e pengojnë punën e mjekëve.
“Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor”, ka deklaruar ndër të tjera Mustafa.
Mbështetje për mjekët ka ofruar edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqija, e cila tashmë është infektuar me Covid. Ajo tha se punëtorët e Infektives po bëjnë punë profesionale, me vullnet dhe janë shumë të përkushtuar,raporton Gazeta Express.
“Nga zyra e pranimit, vendosjes ne dhomen e paster e te paisur, nga marrja e gjakut, fillimit te terapise, deri te ushqimi kualitativ, kam hase ne njerez shume te vullnetshem per pune, profesionist te zote e shume te perkushtuar.Jane punetoret te pashoq gjithmone te buzeqeshur e aty sa here i duhet pacienteve”, deklaroi ajo.
“Mosperfillja dhe nençmimi eshte me se paku qe meritojne.Keta heronj te diteve te renda qe nuk po kane fund, meritojne respekt, meritojne mirenjohje, meritojne falenderim dhe meritojne perkrahje te pakufishme.Une ketu ne dhomen e Infektives ndihem e sigurte ne duar e nen kujdesin e perkryer te personelit mjeksor te Kosoves”, shtoi tutje Sahatqija.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...