Një tjetër protestë është zhvilluar këtë mbrëmje në qytetin e Fierit, ku me dhjetra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën që u vra nga policia mëngjesin e djeshëm.
Protestuesit kanë kërkuar zbardhje të së vërtetës dhe reagim ndaj përgjegjësve të vrasjes pa shpjegim të Klodian Rashës.
Të rinjtë në Fier janë nisur nga rrethrrotullimi i QTU Fier në drejtim të prefektures së qytetit.
Qytetarët fierakë kanë zgjedhur gjysëm orëshin para mbylljes së orës policore që përkon në orën 22:00, për të kërkuar zbardhjen e ngjarjes së 25 vjeçarit i cili u vra nga një polic me pretendimin se kishte thyer orën policore dhe nuk ju bind urdhërit për të ndaluar.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...