Trefishohen shikimet e videove në Snapchat

09:32 | 9 Nëntor 2015
Arbresh Info

Shifrat e shikimeve ditore në Snapchat tani kanë arritur në mbi 6 miliardë duke u trefishuar që nga muaji maj. Shifrat e fundit janë raportuar së pari nga ‘Financial Times’ dhe tani janë konfirmuar edhe nga kompania.

Për të vendosur këtë shifër në perspektivë, numri i videove të shikuara në rrjetin më të madh social Facebook tani qëndron në 8 miliardë, duke u dyfishuar që nga muaji prill i këtij viti, transmeton arbresh.info. Megjithatë, ajo që ja vlen të theksohet është audienca si në Desktop edhe në telefon e rrjetit social Facebook derisa Snapchat është një shërbim në dispozicion vetëm për telefona.

Disa muaj më parë, Snapchat ka lëshuar një funksion të ri të quajtur ‘Lenses’, që i lejon përdoruesve të shtojnë efekte speciale në kohë reale si dhe zëra në videot e tyre. Ndërkohë, në muajin e kaluar, kompania ka lansuar ‘Sponsored Lenses’ si një opsion për reklamuesit për të vendosur brendin e tyre.

Për të gjitha ata që nuk kanë njohuri, në vitin 2013 Facebook tentoi për të blerë Snapchat-in për 3 miliardë dollarë në dorë, por oferta ishte refuzuar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme