Protestuesta e nisur që prej orë 16:00 është zhvendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorit e Kombit”.
Për shkak të sprajit të hedhur nga policia kundrejt protestuesve, këta të fundit kanë sulmuar një makinë të uniformave blu.
Automjeti që duket në foto është bllokuar dhe në drejtim të tij protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe gurë.
Më tej, policia arriti që t’i largonte makinat nga vendi ku ishin parkuar.
Më herët, protestuesit ishin të përqendruar tek Kryeministria, derën e së cilës u munduan që ta shembnin. Megjithatë, policia hodhi spraj dhe turma filloi që të largohej. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve./syrinet
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele