Doktor Nijazi Ahmeti po lufton akoma për jetën, aktori kosovar tregon se gjendjen e ka të rëndë

17:55 | 9 Dhjetor 2020
L G

Pak më parë mjeku i QKUK-së, Naim Dedushaj, bëri një postim në të cilin shkruante se mjeku i njohur i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmi u dha në të gjitha mediat, mirëpo Dedushaj e fshiu shpejt postimin nga profili i tij në Facebook.

Ndërsa, aktori i njohur Fatmir Spahiu, në një koment të sapo bërë në profilin e Nijazi Ahmetit, thotë se doktori po lufton për jetën, mirëpo gjendjen e ka të rëndë.

Aktori thotë se këtë informacion ia kanë konfirmuar familjarët e doktorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme