Google ADS

Deputeti i PDK-së: Kasaforta në Zyrën e Presidentit nuk është hapur

17:43 | 9 Dhjetor 2020
L G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gazmend Bytyqi ka folur për dyshimin se me ndihmën e IT së Presidencës dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara e që po thuhet se ky veprim u krye nga një zyrtar i Agjencisë së Inteligjencës.

“Ne besojmë që nuk ka pasur shkelje atë natë. Nuk e dimë se çfarë denoncimi ka bërë kryeparlamentarja Osmani, por ne duhet të kemi shumë kujdes në sektorin e sigurisë. AKI-ja i kryen të gjitha detyrat e veta në bazë të ligjeve dhe besoj që nuk kemi një shkelje të AKI-së”, ka thënë ai në Frotal.

Në ndërkohë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së është intervistuar shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi. Bytyqi theksoi se ai i njoftoi për punët që po bën AKI-ja duke mos dhënë më shumë detaje për shkak të konfidencialitetit të informative.

“Morëm informacione për punën që bën AKI-ja dhe informacione të tjera përfshirë edhe informacionet lidhur me këtë rast. Çështjet janë konfidenciale dhe nuk është diçka që mund të them apo të nxjerr ndonjë informacion që mund ta dëmtoj procesin”, ka deklaruar Bytyqi.

Për s ai përket raportimit për hapjen e kasafortës në zyrën e presidentit ai tha se më shumë është bërë zhurmë mediale.

“Më shumë është bërë zhurmë mediale sesa që kemi informacione nga institucionet. Me shefin e AKI-së kemi biseduar edhe për çështje të tjera dhe ka qenë raportim i rregullt dhe korrekt i tij”, është shprehur ai.

Të ngjashme