Sulmuesi francez, Karim Benzema mund të shkruajë sot (e mërkurë) emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Real Madridit.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme në mes të Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach nuk do të jetë vetëm një lojë tjetër për sulmuesin Benzema.
Sulmuesi francez mund të barazojë rekordin e paraqitjeve të ish-mbrojtësit brazilian, Roberto Carlos, i cili ka luajtur 527 ndeshje zyrtare për klubin.
527 ndeshjet e zhvilluara të brazilianit e bëjnë atë lojtarin e huaj me më së shumti paraqitje në histori të Los Blancos.
Benzema është i vendosur për ta barazuar sot rekordin në këtë lojë ndaj Gladbachut dhe më pas të kalojë rekordin e Carlosit në fundjavë.
Ndeshja mes Realit dhe klubit gjerman është e paraparë të zhvillohet nga ora 21:00 dhe është e vlefshme për Grupin B. /Telegrafi/
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën