Pyesni çdo tifoz të madh të Beatles për këtë person dhe ai do t’ju tregojë mendimin e tij. Jo, nuk ka të bëjë me një nga anëtarët e grupit, por ka të bëjë me Yoko Ono.
Gruaja e ardhshme e John Lennon ishte 33 vjeç kur ajo u takua me anëtarin e atëhershëm 26-vjeçar të Beatles. Ajo ishte një artiste relativisht e panjohur nga Nju Jorku, e cila më pas u transferua në Londër dhe jeta e saj ndryshoi, transmeton portal arbresh.info
Që nga vrasja e John Lennon ajo është personi që urrehet më së shumti nga shumë tifozë të grupit. Po pse ndodhi kjo?
Shumë thonë se urretja ndaj saj ka të bëjë me racizmin, pasi Yoko Ono, një aziatike relativisht e panjohur, ishte në një marrëdhënie romantike më një nga personat më të njohur në planet dhe kjo gjë nuk u pëlqente tifozëve.
Yoko dhe John u takuan në nëntor të vitit 1966 dhe u martuan në mars të vitit 1966.
Pas 40 viteve, vrasësi i John Lennon i kërkon falje gruas së muzikantit
Në atë kohë, John dhe Beatles ishin në kulmin e famës së tyre, por kjo ishte edhe koha kur filluan grindjet mes tyre.
Sipas biografëve, keqpërdorimi i substancave narkotike nga ana e John Lennon po dilte jashtë kontrollit atë kohë, por vdekja e papritur e menaxherit të vjetër Brian Epstein për shkak të një mbidozë aksidentale të ilaçeve në 27 gusht 1967 mundi anëtarët e Beatles, të cilët nuk mund të ribashkoheshin më, transmeton portal arbresh.info
Me grupin po ndodhnin shumë gjëra që publiku nuk i kuptonte, prandaj kur Beatles u ndalë, faji i mbeti Yoko Onos.
“Nuk ka asnjë tifoz të Bilts që nuk ka ndjenja të forta për të, pavarësisht nëse ai e urren atë ose mendon se ajo dhe John kishin historinë më të madhe të dashurisë ndonjëherë”, tha Robert Rodriguez, autori i Revolver: Hoë The Beatles Reimagined Rock ‘n’ Roll.
Yoko nuk është e përsosur dhe me siguri ka bërë gjëra që ia vlen të kritikohen në të kaluarën, por historia e dashurisë së tyre dukej mjaft e sinqertë, dhe disa mendojnë se nëse Yoko Ono nuk do të kishte qenë në një marrëdhënie me Lennon, Beatles do të vazhdonin të ishin një band i njohur./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...