Shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve do të mbahet të hënën (14 dhjetor) me fillim në ora 12.
Juventusi e siguroi kualifikimin nga pozita e parë në Grupin G pas triumfit spektakolar ndaj Barcelonës (3-0) në Camp Nou. Ndërsa më poshtë jua sjellim kundërshtarët potencialë të Zonjës së Vjetër, transmeton Telegrafi .
Porto dhe Sevilla janë dy kundërshtarët e mundshëm të Bianconerëve në raundin e parë të fazës së eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.
Më pas, nga pozita e dytë në Grupin A mund të kualifikohen Atletico Madrid ose RB Salzburg (njëri prej tyre mund të jetë kundërshtar i Juves), e njëjta vlen edhe për RB Leipzigun dhe Paris Saint-Germainin në Grupin H, si dhe Atalantan dhe Ajaxin në Grupin D.
(Nëse kualifikohet ekipi i Berat Gjimshitit, atëherë nuk mund të luajë përballë kampionit italian, pasi vjen nga e njëjta federatë futbolli).
Fituesit e grupeve
Bayern (GJER, Grupi A)
Manchester City (ANG, Grupi C)
Liverpool (ANG, Grupi D)
Chelsea (ANG, Grupi E)
Borussia Dortmund (GJER, Grupi F)
Juventus (ITA, Grupi G)
Edhe dy skuadra të tjera
Vendet e dyta në grupe
Porto (POR, Grupi C)
Sevilla (SPA, Grupi E)
Lazio (ITA, Grupi F)
Barcelona (SPA, G)
Edhe katër skuadra të tjera
Mënyra e shortit
Formohen dy vazo, në njërën ndodhen skuadrat fituese të grupeve, ndërsa në tjetrën ekipet që kanë përfunduar në vendet e dyta dhe tërhiqet shorti./Arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”