​Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon heqjen e kufizimeve për Covid-19

14:06 | 9 Dhjetor 2020
M. A.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve të vendit.

Në letrën e hapur dërguar Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë kërkuar që sa më parë të hiqen kufizimet. Po ashtu kërkohet që të bëhet kujdes në shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike dhe se mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuar siç është hoteleria dhe turizmi.

Letra e hapur e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës:

LETËR E HAPUR DREJTUAR PRESIDENCËS, PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË KOSOVËS

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës drejton letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës që:

– Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk ka dëshmi që kjo fushë e veprimtarisë është vatër e infeksionit me Covid – 19.

– Të jeni të kujdesshëm në shpërndarjen e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi.

– Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.

– Të bëhet urgjentisht lirimi i masave për festat e fundvitit, për arsye që mos të bëhet zbrazja e qytetarëve me subvencionimet e shtetit jashtë Kosovës, në mënyrë që sadopak të ndihmohet ekonomia e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme