Google ADS

PSG vjen me ofertë të çmendur për Mbappe

13:37 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

40 milionë euro neto në sezon. Kjo është shifra që, sipas shtypit francez, Paris Saint-Germain është gati t’ia garantojë si pagë Kylian Mbappesë.

Sulmuesi francez, i lindur në 1998, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2022, ende nuk ka pranuar nënshkrimin e rinovimit. Për këtë arsye, Leonardo po punon për t’i bërë ofertën e përshtatshme, nga e cila talenti francez vështirë se mund të heqë dorë, transmeton Botasot.info

60 milion euro (bruto) plus bonuset në sezon do të ishin një rekord. Kjo shifër do ta bënte ish-sulmuesin e Monacos futbollistin më të paguar në botë, duke lënë pas edhe ikonat e futbollit, Messin, Ronaldon dhe shokun e tij të skuadrës, Neymar.

Leonardo, gjatë fundjavës, foli për hapat që janë hedhur për rinovimin, por “tymi i bardhë” është ende larg. Sulmuesi francez tani dëshiron të përqendrohet në fushë, me çështjen e rinovimit po merren përfaqësuesit e tij. Paratë kanë rëndësi, por projekti do të jetë vendimtar në vendimin e sulmuesit. Mbappé dëshiron një ekip ambicioz rreth tij, për të fituar tituj dhe për të arritur rekorde të reja personale.

Të shtunën, kundër Montpellier, ai shënoi golin e tij të 10-të të sezonit, atë  numër 100 në 137 ndeshje me PSG./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme