Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se sot ka pritur në takim Odën e Mjekëve të Austrisë.
Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar për sfidat aktuale të kësaj fushe, duke përmendur edhe angazhimin e specialistëve të papunë.
Kësisojë sipas Zemaj, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve Austriak deklaruan se kuadri mjekësor në Austri është shumë i vlerësuar dhe i kërkuar, andaj ofruan specializime dhe subspecializime për fushat që mungojnë në institucionet tona.
Njoftimi i tij i plotë:
Oda e Mjekëve të Austrisë, të prirë nga Presideni, Prof. Dr. Thomas Szekeres, dhe HR Doz. (FH) Dr. Lukas Stärker, ishin mikpritësit e mi dhe dr. Lul Rakës, gjatë vizitës sonë zyrtare.
Në takim, diskutuam për sfidat aktuale të shëndetësisë, bashkëpunimin e mirëseardhur ndërmjet profesionistëve tanë shëndetësorë me ata austriakë, për të këmbyer përvojën, ekspertizën dhe aftësimin e kuadrit me vizita studimore dhe profesionale.
Theksova veprimet tona rreth angazhimit të specialistëve të papunë, 1.500 specializantët e rinj si dhe planifikimet e kuadrit mjekësor konform strategjisë. Theksova se për herë të parë do të miratojmë edhe programin e subspecializimeve për fushat deficitare.
Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve Austriak cekën se kuadri mjekësor në Austri është shumë i vlerësuar dhe i kërkuar, andaj me dashamirësi na ofruan specializime dhe subspecializime për fushat që mungojnë në institucionet tona.
E ftova Odën e Mjekëve të Austrisë të vijnë në Kosovë për vizitë dhe thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm me Odën e Mjekëve të Kosovës por edhe me Fakultetin e Mjekësisë dhe ShSKUK, për harmonizimin e mëtejmë të nevojave tona në fushën e specializimeve.
Oda e Mjekëve të Austrisë, ka në gjirin e vet 47.224 mjekë, mesatarja 5.3 mjekë për 1.000 banorë. Mesatare që ne aktualisht vetëm mund ta paramendojmë.
Theret me thikë një burrë në Viti
Përleshja fizike mes 13 personave në Prishtinë, policia jep ...
Pati super paraqitje ndaj Bayernit por Raphinha pret edhe më...
Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funk...
Edon Zhegrova feston me plis në kokë fitoren ndaj Atleticos
Turqia sulmon caqe në Irak e Siri pas sulmit terrorist në An...