Ambasada e SHBA: Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë

11:28 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Ambasada amerikane në Shqipëri thotë se kjo luftë kërkon më shumë sesa fjalë, ndaj dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndër dhuruesit kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit.

“Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë & kjo është arsyeja përse SHBA janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme