Juventus mundi mbrëmë Barcelonën 0-3 në Camp Nou dhe kaloi në vendin e parë në Grupin G të Ligës së Kampionëve në minutën e fundit për shkak të një diference më të mirë në ndeshjet e tyre direkte. Barcelona festoi në ndeshjen e pare në Torino 0-2.
Por, Cristiano Ronaldo e humbi atë lojë për shkak të koronavirusit, kështu që përplasja e mbrëmshme ishte e para mes tij dhe Leo Messi që kur CR7 (2018) u largua nga Real Madrid për në Itali, përcjell Korneri.net
Duke pasur parasysh rivalitetin e kahershëm të të dyve në luftën për lojtarin më të mirë të sotëm, nëse jo të të gjitha kohërave, Barcelona gjuajti “shigjetën e trillimit” Juventusit në mediat sociale pas ndeshjes në tetor.
“Ne jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni më të mirën e të gjitha kohërave në terrenin tuaj”, thanë ata nga Barcelona me një foto të Leo Messi. Ata përdorën emoji “Cjap” sepse GOAT nga anglisht do të thotë (Cjap) dhe gjithashtu është një shkurtim popullor për Greatest of all Time.
Juventusi më pas u përgjigj: “Ju duhet të keni kërkuar në fjalor të gabuar. Ne do t’ju sjellim atë të duhurin në Camp Nou”.
Juventusi nuk e harroi këtë trillim, kështu që pas fitores së mbrëmshme, në të cilën Ronaldo shënoi dy gola nga pika e bardhë, ata shkruajtën pranë fotos së portugezit: “Ne e mbajtëm fjalën, e sollëm atë”. /Arbresh.info/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...