Pas vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, ish sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright thekson se duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saj ndaj BE-së.
Nuk duhet të lihet asnjë vakum politik në Ballkanin Perëndimor për të lejuar ndikim më të madh nga Rusia dhe Kina në rajon, tha Abright, transmeton portalb.mk.
“Mendoj se është tragjedi e plotë që pas një kohe të gjatë të harxhuar në zgjidhjen e çështjes së emrit me grekët, bullgarët, për arsye të brendshme, bënë kërkesa të tilla për Maqedoninë e Veriut. Kjo është arsyeja pse duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saj ndaj BE-së”, tha Madeleine Albright, ish sekretare e Shtetit e SHBA-së.
Në seancën para Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, Albright u përgjigj pyetjeve të kongresistëve rreth politikës së SHBA-së në Ballkan.
Në pyetjen e kongresmenit Gregory Mix, një demokrat nga New Yorku, se si administrata e re e Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit duhet të punojë me Brukselin për të mos mbajtur aspirantët e BE-së në “dhomën e pritjes” për shkak të fqinjëve të tyre, duke pasur parasysh bllokadën që vendosi Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të çështjeve të identitetit dhe gjuhës, ajo tha se administrata e re duhet të punojë për atë çështje.
“Për shkak të faktit se grekët arritën një marrëveshje, ndërsa për këtë u shpenzua aq shumë kohë dhe u punua kaq shumë, mendoj se është një tragjedi, dhe në përgjithësi, që bullgarët, për arsye të brendshme, tani po e theksojnë këtë”, tha Albright.
Ajo shtoi se pyetja tani është se si Bullgaria po përmbush detyrimet e saj ndaj BE-së.
“Unë mendoj se ajo është çështje shumë e rëndësishme që nënvizon përpjekjet tona në Ballkan, ndërsa ajo është që duhet të ketë bashkëpunim ekonomik dhe politik”, u shpreh Albright.
Albright me prejardhje është nga Çekia, dhe është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që shërbeu si Sekretare e Shtetit. Ajo e mbajti këtë pozicion nga viti 1997 e deri në vitin 2001, nën administratën e Bill Clintonit dhe gjatë konfliktit në Kosovë dhe bombardimeve të ish Republikës Federale të Jugosllavisë nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara.
Në ngjarjen e cila zgjati tre orë, përveç ish Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, të pranishëm ishin edhe dy analistë dhe ekspertë të vjetër për rajonit, Daniel Server i Universitetit Johns Hopkins dhe Janusz Bugajski i Fondacionit Jamestown, shkruan Dojçe Vele.
“Nuk guxon të lihet vakum politik në Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar ndikim më të madh nga Rusia dhe Kina në rajon”, tha Bugajski lidhur me nevojën për prani më të madhe SHBA-së në rajon.
Server tha se “presidenti i sapozgjedhur Biden duhet të konsultohet me aleatët me BE-së për të koordinuar përpjekjet për të afruar Bosnjën post-dejtoniste më pranë BE-së”.
Sipas tij, është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që t’i lejojë Kosovës të zhvillohet si një shtet i pavarur drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua