Shkon në mbi 2.3 milionë numri i rasteve me koronavirus në Afrikë

08:20 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 2 milionë e 300 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 13.046 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.300.244 ndërsa numri i viktimave me 402 vdekje të reja arrin në 54.611.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 22.432, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.813 dhe në Marok 6.370 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 821.889 raste e cila pasohet nga Maroku me 384.088 dhe Egjipti me 119.281 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.965.423 persona të infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme