Google ADS

Francë, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord

00:00 | 9 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Një helikopter me gjashtë persona në bord, përfshirë katër persona të ekuipazhit, është rrëzuar në Alpet Franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prefektura e departmentit Savoie njoftoi se helikopteri i Shërbimit Aerien Francais (SAF) u rrëzua rreth orës 19 në një lartësi prej 1.800 metrash.

Helikopter u rrëzua në qytetin Bonvillard.

Autoritetet u njoftuan për incidentin nga piloti, i cili arriti të dal jashtë helikopterit.

Autoritetet theksuan se është e vështirë të gjenden mbetjet e helikopterit për shkak të mjegullës në zonën ku është rrëzuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme