Google ADS

Genc Prelvukaj infektohet me Covid-19: Kam një vit që mbrohem

23:18 | 8 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Genci ka treguar se për gati 1 vit u kujdes që të mos infektohej, duke respektuar masat mbrojtëse dhe shmangur sa më shmë kontaktet me njerëz.

Ndër të tjera, ai shtoi se shqetësimet shëndetësore nuk janë të vogla, por është i vendosur ta kalojë këtë betejë.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.

Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar reperi./standard/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme