Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës si dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i cili tha se ajo ka shkelur Kushtetutën me ndarjen e dekoratave post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë.
Kjo ka bërë që Osmani të reagojë.
Ajo, thotë se si u.d e Presidentes, nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin e kompetencave kushtetuese.
“U.d e Presidentes nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin e kompetencave kushtetuese. Përderisa ushtron detyrën e Presidentes, ajo njëkohësisht ushtron edhe të gjitha kompetencat e plota të kreut të shtetit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe e drejta pozitive në tërësi”, thotë Osmani në reagimin e saj, raporton arbresh.info.
Madje sipas saj, lidhur me këtë ekzistojnë edhe aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese.
“Lidhur me këtë ekzistojnë edhe aktgjykime të Gjykatës kushtetuese, konkretisht rastet KO 29/12 dhe KO 48/12. Një nga këto aktgjykime trajton propozimim e Kuvendit për kufizim të kompetencave të u.d. të Presidentit përmes amendamenteve kushtetuese. Megjithatë, këto amendamente Kushtetuese, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Ndaj kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar. Pra nuk janë bërë asnjëherë pjesë e Kushtetutës”, ka thënë Osmani. /arbresh.info/
Reagimi i plotë:
U.d e Presidentes nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin e kompetencave kushtetuese. Përderisa ushtron detyrën e Presidentes, ajo njëkohësisht ushtron edhe të gjitha kompetencat e plota të kreut të shtetit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe e drejta pozitive në tërësi. Lidhur me këtë ekzistojnë edhe aktgjykime të Gjykatës kushtetuese, konkretisht rastet KO 29/12 dhe KO 48/12. Një nga këto aktgjykime trajton propozimim e Kuvendit për kufizim të kompetencave të u.d. të Presidentit përmes amendamenteve kushtetuese. Megjithatë, këto amendamente Kushtetuese, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Ndaj kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar. Pra nuk janë bërë asnjëherë pjesë e Kushtetutës. Në rastin në fjalë, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se amendamentet e propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye këto propozim-amendamente nuk janë formalizuar asnjëherë. Përderisa nuk ka asnjë amendament kushtetues, i cili miratohet në Kuvend e bëhet pjesë e kushtetutës dhe kufizon kompetencat e u.d. të Presidentes, atëherë u.d Presidentja i gëzon të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit që nga momenti kur ka filluar ushtrimin e detyrës. Çdo interpretim tjetër, sipas të cilit u.d. Presidentja i ka të kufizuara kompetencat bazuar në propozim amandamente që kurrë nuk u votuan, nuk është interpretim i kushtetutës por thjeshtë qasje tendencioze politike. Kabineti i u.d. Presidentes
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...