100 ditë të Qeverisë së Maqedonisë, raporti mbi llogaridhënien ende nuk është gati

20:23 | 8 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Qeveria e RMV-së para 100 ditëve mori mandatin për të qeverisur, por edhe pse kanë kaluar 100 ditë, Qeveria nuk e ka gati raportin mbi llogaridhënien.

Llogaridhënie pritet të prezantohen në ditën e 103-të të Qeverisë.

Ministrat duhet të prezantojnë në Qeveri për punën e bërë gjatë këtyre 100 ditëve.

Ndryshe, vendimi i parë i Qeverisë së kryeministrit Zaev ishte rrënimi i objektit te “Mavrovrja” si dhe miratimi i protokolleve për mësim dhe hapja e çerdheve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme