Google ADS

Albright: Kosova duhet t’i ketë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin e saj

17:41 | 8 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, ka thënë se ndërhyrja e ushtrisë amerikane dy dekada më parë bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka qenë veprim i duhur.

Në fjalimin e saj në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, ajo ka thënë se janë Kina dhe Rusia që zhvillojnë propagandë kundër SHBA-së, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se SHBA dhe aleatët bën gjënë e duhur duke i dhënë fund gjakderdhjes. Është me rëndësi që të ketë një perspektivë të re për Ballkanin, që tash është më paqësor”, është shprehur ajo.

“Vendet nuk janë kthyer në dhunë ndëretnike, por synojnë të bashkohen në BE. Ato do të jenë partnerë të administratës së re të Joe Biden”.

“Megjithatë korrupsioni mbetet shqetësim për këto vende. Kina dhe Rusia kanë ndikim në rajon duke bërë propagandë anti SHBA-së. Mbështetja e këtij rajoni duhet të jetë prioritet. Administrata e ardhshme duhet të ketë një strategji të re me tri elemente: Duhet të kemi bashkëpunim me BE. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë pjesë e BE dhe SHBA mund të ndikojë te disa vende që të ndihmohet ky rajon. Duhet të ndiqet që të ketë strategji për secilin vend veç e veç.”

“SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkë me iniciativa në Kosovë, Bosnjë… në reformën politike. Kosova duhet të bëhet shtet normal, duke u bërë pjesë e BE-së dhe t’i ketë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin e saj”.

Ajo ka thënë se beson që Biden do t’i kushtojë vëmendjen e duhur vendve të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme