Google ADS

Kanosën një person dhe ikën nga vendi i ngjarjes, policia arreston dy të dyshuarit

16:56 | 8 Dhjetor 2020
L G

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona të dyshuar, të cilët kishin kanosur me armë zjarri një person.

Të dyshuarit sipas policisë kishin ikur nga vendi i ngjarjes pas kanosjes që i kishin bërë viktimës, mirëpo policia ka arritur t’i identifikoj dhe ti kap në hyrje të Prishtinës ,raporton arbresh.info.

“Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person i dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targë Kosove ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve”, bënë të ditur policia.

Vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit A. D, 33 vjeç si dhe N. B, 41 vjeç, të dy shtetas kosovarë.

“Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit STEYR, L9-A1, Një karikator, si dhe Tridhjetë e dy copë fishek”, thuhet në njoftim.

Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njëjtin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme