Google ADS

Nëna e Rita Orës kritikon londinezët që nuk po respektojnë rregullat anti Covid-19

16:35 | 8 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme Rita Ora ka kritikuar njerëzit që po nuk po respektojnë rregullat e anti Covid 19, pasi po dalin të bëjnë blerje për Krishtlindje e shkaktojnë grumbullime nëpër dyqane.

“Nuk mund ta besoj që kjo e ka zhdukur virusin menjëherë”, ka shkruar Ora, duke postuar një fotografi nga dyqanet e Londrës.

Ky reagim i Vera Orës vjen pasi vajza e saj, Rita Ora theu rregullat kundër koronavirusit dy herë.

Kujtojmë se Rita Ora është denuar me rreth 10 mijë funta pasi festoi ditëlindjen në një lokal në Londër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme