Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, me sukses ka kaluar edhe një etapë sot në garën për marrjen e lejes që në SHBA urgjentisht të përdoret vaksina kundër COVID-19, sepse Agjencia amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka publikuar dokumentin zyrtar me të cilin dëshmon se nuk ka ndonjë të gjetur sa i përket sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës së kësaj kompanie, shkruan Reuters.
Të dhënat e vaksinës që i janë dorëzuar FDA-së kanë qenë brenda kornizave me rekomandimet shtetërore për miratimin e përdorimit urgjent të vaksinës, thuhet në kumtesën të cilën zyrtarët e Agjencisë e zbuluan para takimit me ekspertët e pavarur amerikanë, transmeton Telegrafi.
Diskutimi në nivel ekspertësh është paraparë të zhvillohet të enjten, ku edhe do të flitet nëse vaksina e Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNtech, mund të marrë miratimin për përdorim urgjent.
Në anën tjetër nga FDA është bërë e ditur se ende nuk është konfirmuar me siguri nëse është e sigurtë për përdorim tek personat më të ri se 16-vjeç, shtatzënat dhe personat me sistem të dobët imunitar. Vendimi përfundimtar i FDA-së pritet të merret për disa ditë apo javë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...