Efektet e Covid-19 dhe mbyllja e ekonomisë kanë prekur drejtpërdrejt buxhetet e bashkive. Goditjen që ka marrë pushteti vendor e konfirmojnë edhe të dhënat e Financave Vendore pasi të ardhurat për 9-mujorin arritën në 17.6 miliardë lekë ose rreth 2.2 miliardë lekë më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës.
Situata e paprecedentë me të cilën po përballen bashkitë është reflektuar me rënie të arkëtimeve në të gjitha zërat, ku tkurrjen më të madhe me 14% e kanë pësuar taksat lokale, ndjekur nga taksa mbi pasurinë me 7% më pak të ardhura.
Më pak para bashkitë kanë mbledhur edhe nga taksa e ndikimit në infrastrukturë gjatë 9-mujorit, me 6 miliardë lekë apo 1.1 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të lejeve për ndërtime të reja.
Nga ana tjetër, sa i takon taksës mbi pasurinë në arkat e bashkive mungojnë rreth 200 milionë lekë, pasi sipas të dhënave janë grumbulluar rreth 3.9 miliardë lekë gjithsej, ku pjesën dërrmuese e zë taksa mbi ndërtesën me 2.9 miliardë lekë të totalit.
Bashkia e Tiranës mban edhe peshën kryesore në mbledhjen e të ardhurave me 10.9 miliardë lekë të totalit, ku burimi kryesor është ai i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nga 215 lejet e dhëna për periudhën Janar – Shtator, bashkia e kryeqytetit ka arkëtuar plot 4.8 miliardë lekë të ardhura.
Shpenzimet nga ana tjetër u realizuan në masën e 77% të planit vjetor ose rreth 41.2 miliardë lekë, apo 2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Peshën më të madhe e zënë shpenzimet e personelit, ndjekur nga shpenzimet operative teksa janë harxhuar më pak para për investime gjatë kësaj periudhe në vetëm 8 miliardë lekë nga 14 miliardë të realizuara në periudhën Janar-Shtator 2019.
Pandemia Covid-19 ka ndryshuar edhe strukturën e shpenzimeve sipas burimeve, duke rritur ndjeshëm peshën e shpenzimeve nga transfertat e buxhetit qendror e duke ulur ato nga të ardhurat e veta.
Pjesa më e madhe e parave janë orientuar ato gjatë kësaj periudhe më së shumti në drejtim të “Rendit e Sigurisë”, “Mbrojtjes së mjedisit” dhe çështjeve ekonomike për amortizimin e pasojave të koronavirusit./TCH
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...