Gërmime për të pagjeturit po bëhen edhe në Gjilan e Istog, krahas atyre që po vazhdojnë në Kizhevak të Rashkës.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se gërmimet po vazhdojnë edhe në Gjilan dhe Istog.
“Me 4 dhjetor kemi pasur një takim biltareal pra ka qenë një takim ad-hoc, që kanë qenë delegacioni kosovar dhe ai serb. Kanë qenë dy lokacione në varreza masive në veri të Mitrovicës së Veriut pra varreza myslimane, gjatë këtij viti nga këto lokacione janë zhvarrosur 4 viktima, ndërsa tash gërmimet po vazhdojnë në Komunën e Gjilanit dhe në Istog”, ka thënë Gara, raporton arbresh.info.
Ndër të tjera Gara ka shtuar se gërmimet ende po vazhdojnë në Kizhevak.
“Jemi të fokusuar në gërmimet në Kizhevak të Rashkës, pra gërmime të zbuluara më 16 nëntor. Gërmimet po vazhdojnë”, ka thënë Gara.
Kryetari i Delegacionit të Kosovës për personat e zhdukur, Ibrahim Makolli ka thënë se ky Komision është i aprovuar më ligj e nuk ndryshohet.
“Ne duhet të nisemi nga gjendja e sotme se Komisioni për Personat e Zhdukur, thotë se ky kuadër është i aprovuar me ligj e nuk ndryshohet. Ligji qartazi e thotë se është në mekanizëm të Zyrës së Kryeministrit e nesër mund të kaloj në mekanizma të tjerë. Në këtë dokumentacion ka ndjeshmëri ligjore. Pra mos të krijojmë veprime paralele, e mos të krijojmë mekanizma të tjerë” ka thënë Makolli.
Ndërka ai ka shtuar se ne duhet të krijojmë një listën për personat e pagjetur.
“Ne e kemi për obligim të krijojmë listën për personat e zhdukur, 1638 persona të zhdukur”, ka thënë Makolli.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, ka thënë se prej vitit ’99 deri në vititn 2002 ka qenë i mbikëqyrur nga UNMIK-u, për të përcaktuar vendndodhjen e personave të zhdukur.
“Prej vitit 2002-2003 është themeluar zyra e UNMIK-ut, e me mbi 4 mijë raste që janë gjetur dhënia e gjakut është dhënë më mënyrë klasike, e dy mijë prej tyre pra pa analiza të ADN-së, janë varrosur nga familjarët e tyre”, ka thënë Gerxhaliu.
Në këtë komisioni ishin të pranishëm Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, Ramë Manaj nga Komisioni për Persona të Pagjetur, Kryetari i Delegacionit të Kosovës për personat e zhdukur, Ibrahim Makolli dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara dhe përfaqësues nga Komisioni për Personat e Pagjetur./E.Ballazhi/arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të