Gjatë festave të fundvitit pritet të sillen masa të reja shtrënguese për tu parandaluar përhapjen e virusit korona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të shqyrtohet mundësia e shtimit të masave anti-covid, së paku nëpër baret, kafeteritë dhe restorantet.
Ministri Venko Filipçe tha se ekziston rreziku potencial i përhapjes së vatrave të reja nga Covid-19, edhe gjatë celebrimeve të festave të fund vitit.
“Ky është rrezik i madh! Tubimet gjatë kohës së festave të fund vitit dhe ceremonitë e dy festave fetare janë rrezik të paraqiten mini-kllasterë, të cilat do ta mbingarkonin sistemin shëndetësor. Mund të diskutojmë eventualisht për disa masa plotësuese restriktive që do të ndikonin në punën e objekteve gastronomike, por të shohim se çfarë do të thonë ekspertët, se cilat janë parashikimet” -deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Shumica e shteteve Evropiane tani më janë duke zbatuar masat restriktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë Krishtlindjeve edhe Vitit të Ri. Por, kreu i Shëndetësisë Filipçe tha se orë policorë apo karantinë nuk do të ketë gjatë ndërrimit të moteve. Ai sugjeron që masat aktuale të respektohen që mos të vij deri të shtimi i numrit deri në fund të muajit. Edhe në prag të vitit të ri shifrat vazhdojnë të mbeten të larta, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Megjithëse i gjithë shteti është bërë një vatër e plotë dhe vetëm zonat e thella rurale kanë mbetur të gjelbra, pesë qytetet me rastet më të larta aktive sipas ISHP-së janë:
Instituti i Shëndetit Publik
Shkup – pozitiv 29,575 prej tyre 10,729 raste aktive
Tetovë – pozitiv 4,144 prej tyre 1,004 raste aktive
Prilep – pozitiv 3,383 prej tyre 988 raste aktive
Gostivar – pozitiv 2,864 prej tyre 937 raste aktive
Manastir – pozitiv 2,426 prej tyre 950 raste aktive
Shqetësues mbetet edhe numri i lartë i vdekshmërisë së shkaktuar nga komplikimet e virusit korona. Mbi 1,950 vdekje janë aktualisht, por mesatarja e muajit të fundit është mbi 30 pacientë në baza ditore. Nga mbi 68 mijë pacientë të diagnostikuar pozitiv, aktualisht janë mbi 21,600 raste aktive, ndërkaq mbi 44,700 pacientë janë shëruar prej kur se shpërtheu pandemia në vendin tonë./alsat
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...