Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp tha se edhe përkundër gjasave teorike, nuk pret që BE të miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut as në mbledhjen e Këshillit Evropian.
“Sot nuk presim vendim , megjithatë mbetet edhe Këshilli Evropian të enjten , në takimin e kryeministrave dhe të krerëve shtetërorë, që paraqet një mundësi teorike, në të cilën mund të hapet çështja…edhe pse gjasat janë shumë të vogla siç po kalojnë ditët”, deklaroi Osmani.
Osmani tha se vendi nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe u shpreh optimist se vendi shumë shpejtë do të tejkalojë kontestin me Bullgarinë.
“Nuk ka alternativë tjetër përpos rrugës evropiane dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ne që sot do të vazhdojmë të punojmë me Republikën e Bullgarisë, sepse sot është Bullgaria nesër do të ketë ndonjë vend tjetër që do të kontestojë tjetër çështje. Ne duhet të mësojmë që ky proces kërkon shumë bisedime, shumë diplomaci dhe këmbëngulje. Nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment”, pohoi Osmani./alsat
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...