Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se pas bashkimit të dy ministrive janë duke punuar në procesin e ripozicionimit të zyrtarëve të ministrisë të cilët janë prekur nga ky proces.
Veliu gjatë raportimin në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
Deputeti i PDK-së, kryesuesi i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pyetur Veliun pse ministria e tij nuk ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.
“Prej 16 ministrive vetëm ministria e mbrojtjes e ka miratuar rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës”, tha Lushtaku
Veliu ka thënë se rregullorja për fuzionimin e punonjësve pritet të miratohet brenda tre ditësh.
“Sa i takon çështjes së fuzionimit ne jemi në fund, këto ditë pritet aprovimi i rregullores së brendshme për sistemimin e vendeve të punës. Këto 2-3 ditë pritet të miratohet nga unë, kurse për fuzionimin e nëpunësve ende janë duke punuar në vendet e tyre sepse nevojitet miratimi i rregullores pas bashkimit të dy ministrive”, u shpreh Veliu.
Veliu ka folur edhe për plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik ku është shprheru se kanë formaur grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Para disa ditëve kemi pranuar përfundimet e Kuvendit për të plotësuar Ligjin për zyrtarët publikë. Ligji për Pagat në Sektorin Publik u shpall komplet i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ne menjëherë kemi formuar grupin punues për hartimin e këtij ligji në përputhje me vendimin e Kushtetueses”, tha Veliu./EO/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë