Njoftim nga ATK për tatimpaguesit, ofrohet falja e interesit

10:18 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pashlyera ndaj Administratës Tatimore kanë një mundësi të re.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ata që kanë ende tatim pa paguar mund të përfitojnë nga falja e interesit, shkruan portali arbresh.info

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar/2020 deri Dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

Vetëm tatimpaguesit që përmbushin detyrimin brenda periudhës ligjore deri me 31 dhjetor 2020 do të përfitojnë nga falja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme