Google ADS

Ambasada e SHBA: Ditë për të nderuar studentët e guximshëm, protestuan kundër diktaturës

10:09 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët për 30 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se rinia shqiptare 30 vjet më parë rrëzoi komunizmin, duke shtuar se ende vazhdon procesi i demokratizimit të vendit, për të bërë Shqiipërinë një vend më të mirë.

Postimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:

Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim. #KrahPerKrah

?? | Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, December 7, 2020

Të ngjashme