Google ADS

Ronela Hajati flet për dashurinë: E pakontrollueshme, të shkëlqejnë sytë

00:50 | 8 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Ronela Hajati së fundmi zhvilloi një intervistë me ndjekësit në formën e ‘Ask me question’ ku ju është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit.

Ndër të tjera këngëtarja ka folur dhe për jetën sentimentale duke ju përgjigjur pyetjes nëse në dashuri merr apo jep më shumë.

“Dashuria është gjëja më e pakomandueshme në jetë. Unë përpiqem ta kontrolloj shumë veten, ama kur të shkëlqejnë sytë lutesh vetëm të të duan mbrapsht se nuk e llogarit fare sa fal”, është përgjigjur Ronela.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se është duke punuar edhe për albumin e saj muzikor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme